Inter, iken Murinjo vjen Kapelo
Albeu.com
Me shumë mundësi trajneri portugez do t’i thotë lamtumirë zikaltërve pas finales së Championsit. Vendin e tij do ta zërë Fabio Kapelo. Sipas thashethemeve të fundit që vijnë nga Italia, Hoze Mourinjo do të pranojë ...... ofertën e Realit të Madridit, që prej kohësh është vënë në kërkim të një trajneri fitues. Drejtori teknik i madrilenëve, Horge Valdano, konfirmoi “divorcin” me Manuel Pelegrinin, çka i hap rrugën Mourinjos drejt stolit “galaktik”. Një detaj tjetër që mbështet këtë hipotezë është edhe fakti që ai nuk i ka regjistruar fëmijët në shkollë në Itali për vitin e ardhshëm.

Burime pranë klubit nga Milano kanë pohuar interesimin për Fabio Kapelon, për të cilin është gati një kontratë dy vjeçare me 11 milionë euro në sezon (aq sa fiton edhe Hoze Mourinjo). Trajneri italian do të lërë kombëtaren e Anglisë pas Kupës së Botës, për të marrë drejtimin e kampionëve të Italisë. Gjithsesi, gjithçka do të qartësohet pas finales së Ligës së Kampionëve, kur vetë Mourinjo të njoftojë vendimin e tij përfundimtar.
Shtuar më 18/05/2010, ora 17:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori