Inter, "Jo" nga Atletico për Mario Suarez
Nuk ka Mario Suarez për Interin. Atletico Madrid ka hequr nga merkatoja mesfushorin spanjoll. Sipas asaj që raporton "Sky", drejtuesit e "Los Colchoneros" i kanë komunikuar lojtarit se e konsiderojnë fondamental për formacionin e Simeones, edhe pse nuk është gjithmonë titullar.

Interi ishte gati të bënte një ofertë prej 2 milionë eurosh për huazimin e Suarez deri në fund të sezonit dhe 11 milionë të tjera më pas për blerjen e plot të tij.

Madje, në Milano u përfol edhe për përfshirjen e Mauro Icardit në operacion, por të gjitha zëra të pavërtetë pasi Mario Suarez do të vazhdojë të jetë pjesë e Atletico Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2015, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori