Inter-Juve, 11 duelet që vendosin sfidën (FOTO LAJM)

Handanoviç vs Buffon: I vetmi duel në distancë do të jetë ai mes dy portierëve, dhe çfarë portierësh… Samir Handanoviç dhe Gigi Buffon janë aktualisht më të mirët në Serie A, por pa dyshim edhe në 10-shen e parë në botë. Por, nëse juventini mbulohet me elozhe prej 20 vitesh, slloveni i zikaltërve është një tjetër “mostër” që po lind. Mjafton të mendosh që në 3 daljet e para në këtë sezon me Interin (Citadella, Genoa dhe Catania) nuk ka pësuar asnjë gol, por akoma më shumë mjafton të kujtosh pritjet e frikshme me të cilat ndali Shqipërinë, për të kuptuar zotësinë e tij.


Ja ku jemi, Inter-Juventus. Sot, në ora 18:00, në "Giuseppe Meazza" do të luhet derbi i parë i Italisë për këtë sezon, për shumë arsye sfida më e fortë e Serie A. Të dyja ekipet vijnë në këtë ndeshje pas dy fitoresh në dy javë kampionat dhe takimi do të jetë edhe një sfidë për kreun e rënditjes.

Janë luajtur 94 takime mes dy ekipeve në Milano, ku zikaltrit janë dukshëm në avanatazh me 43 fitore, 29 barazime dhe 22 fitore për kampionët e Italisë. Por do të jetë edhe një sfidë brenda sfide mes dy trajnerëve: Walter Mazzarri dhe Antonio Conte. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2013, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori