Inter ka në plan anësorin e PSG
Inter po punon për të sjellë në Serinë A anësorin me tipare sulmuese të skuadrës së PSG-së, argjentinasin Angel Di Maria. Lajmi është konfirmuar sot nga e përditshmja "L’Equipe", sipas së cilës klubi zikaltër ka kohë që ka nisur kontaktet me 31-vjeçarin, që luan prej 4 vitesh me kampionët e Francës.

Ka qenë vetë Beppe Marotta ai që ka takuar menaxherin e lojtarit, duke kërkuar informacion në lidhje me transferimin e mundshëm te Interi. Di Maria ka një kontratë deri në vitin 2021 me PSG-në dhe kartoni i tij kushton rreth 45 milionë euro, një shumë e përballueshme nga klubi zikaltër.

Gjithsesi, për Interin nuk ka për të qenë aspak e lehtë të sigurojë shërbimet e argjentinasit. Ai ka shumë admirues, sidomos në Spanjë, ku kërkohet nga Barcelona dhe Atletico Madrid, që janë të gatshme të plotësojnë kërkesat e lojtarit. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2019, ora 18:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori