Inter kampion i Italise (VIDEO)
Albeu.com
Në xhiron e fundit të kampionati italian të futbollit ndodhi ajo që pritej. Nuk kishte ndonjë rezultat befasues që do të ndërronin diçka sa i përket titullit në Serie A. Interi si mysafir, me golin e Diego Militos në fillim të pjesës së ...... dytë megjithatë ia doli të fitojë në Siena, kështu që fitorja e Romës si mysafire në Chievo me 2:0 nuk ndikoi në renditjen tabelare. Anteri u shpall kampion me dy pikë epërsi para Romës. Në këtë mënyrë ekipi i udhëhequr nga Jose Mourinho fitoi edhe titullin e dytë, ndërsa më 22 maj, në stadiumin Santiago Bernabeu në Madrid, do të tentojë të rrëmbejë edhe titullin e tretë këtë sezon, atë të fituesit të Ligës së Kampionëve në duelin final me Bayernin e Munchenit.


Rezultatet:

Atalanta – Palermo 1:2
Bari - Fiorentina 2:0
Cagliari - Bologna 1:1
Catania – Genoa 1:0
Chievo - AS Roma 0:2
Parma - Livorno 4:1
Sampdoria – Napoli 1:0
Siena - Inter 0:1


Ja golat:

Siena - Inter 0:1



Chievo - AS Roma 0:2
Shtuar më 16/05/2010, ora 19:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori