Inter kërkon edhe një lojtar tjetër me huazim
Sipas asaj që ka shkruar ‘La Gazzetta Dello Sport’, mesfushori defensivë Thomas Partey është në planet e Interit.

24-vjeçari po aktivizohet me Ateltico Madrid dhe ka shkëlqyer këtë edicion me paraqitjet e tij. Reprezentuesi po shihet si adekuati për formacionin e trajnerit italian Luciano Spalletti.

Inter ka kërkuar nga Atletico huazimin e lojtarit me të drejtë blerje në fund të sezonit për 20 milionë euro. Por është Aletiko që po nguron ta japë një përgjigje. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2018, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori