Inter kërkon me çdo kusht shërbimet e Elseid Hysaj
Siç raporton gazeta "TuttoSport", klubi i Interit po interesohet për të siguruar shërbimet e mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj.

Drejtori ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta duket se kërkon të përfitojë nga situata që Hysaj ka me Napolin për të marrë 24-vjeçarin në "Giuseppe Meazza".

Në favor të Hysaj është gjendja jo e mirë e Vrsaljko i cili po vuan me dëmtimet. Gjithashtu shqiptari është i frustrua me trajnerin Ancelotti, pasi shumicën e kohës është lënë në stol.

Për Hysajn presidenti i Napolit, De Lauerntiis kërkon 50 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2019, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori