Inter kërkon sulmues, sytë nga Firmino
Pëlqej
Me Biabiany duket çdo gjë në rregull, por në shtëpinë e Interit duhet edhe një pykë e dytë. Walter Mazzarri ëndërronte Stevan Jovetiç, ndërsa tani mendon për Alessio Cercin. Por problemi qëndron te Torino: kërkon 20 milionë euro, shifër e papërballueshme për klubin zikaltër.

Për këtë arsye ka dalë në skenë emri i brazilianit Firmino, futbollist i Hoffenheim në Bundesligë, shkruan "Corriere dello Sport".

Tratativa duket e vështirë, por Inter shpreson në një zbritje çmimi nga ana e klubit gjerman. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori