Inter konfirmon lëndimin e Mirandas
Pëlqej
Interi edhe zyrtarisht e ka konfirmuar se Joao Miranda vuan nga një tendosje në kofshe, prandaj më shumë gjasë edhe do të mungojë në ndeshjen në udhëtim te Genoa.

Mbrojtësi brazilian u nxor nga loja i lënduar në fitoren e Interit ndaj Bolognas në fundjavë, ndërsa sot iu nënshtrova ekzaminimeve mjekësore.

Joao Miranda i është nënshtruar ekzaminimeve klinike dhe instrumentale sot në Humanitas Institute of Rozzano”, ka konfirmuar Inter përmes një komunikate për media.

“Ekzaminimi ka treguar për një tërheqje në kofshën e majtë. Për të do të pasojë punë individuale dhe gjendja e tij do të rivlerësohet në ditët në vazhdim”, thuhet në komunikatën e Interit. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori