Inter, kontratë 4-vjeçare për Yaya Toure
Interi vazhdon të këmbëngulë për mesfushorin e City-t, Yaya Toure. Shoqëria zikaltër ka filluar kontaktet e para me agjentin e lojtarit dhe i ka propozuar një kontratë 4-vjeçare.

Kjo është një gjë shumë e rëndësishme për mesfushorin, të cilit i garantohet se do të luajë në nivele të larta të paktën edhe katër sezone në vazhdim.

31-vjeçari nuk është duke kaluar një sezon të mirë duke qenë në qendër të kritikave të shumta që vijnë jo vetëm nga mediat, por edhe nga tifozët.

Problemi kryesor që mbetet për t’u zgjidhur është paga. Toure përfiton 13 milionë euro në sezon në Premier League, gjë që është e pamundur për t’u mbuluar nga zikaltërit, të cilët po detyrohen të shkurtojnë shpenzimet për të qenë brenda rregullit për Fair-Play financiar.

Zikaltërit duan të shfrytëzojnë raportet e mira të teknikut Roberto Mancini me lojtarin për të bindur kapitenin e Bregut të Fildishtë që të përgjysmojë pagën e tij. /albeu.com/

Shtuar më 30/04/2015, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori