Skuadra e Interit është kualifikuar në çerekfinale të
Kupës së Italisë, pasi ka eliminuar Bolognan, të cilën e mposhti me
rezultat 3:2.
Këtë fitore
Inter e arriti vetëm pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt përfundoi me
rezultat të barabartë 2:2.
Inter shënoi dy golat e parë me anë të Murillos dhe Palacios, ndërsa Bologna u përgjigj me golat e Xhemailit dhe Donsah.
Kualifikimin Interit ia siguroi italiani Antonio Candreva, i cili
shënoi në minutën e 98’të. /Albeu.com/
Shtuar më 17/01/2017,
ora 23:36