Pamundësia për të marrë shërbimet Ezequiel Lavezzit, ka bërë që
Interi të hidhet në sulm për Erik Lamelan. Futbollisti i
Tottenham është njeriu ideal për të përforcuar skuadrën e trajnerit Walter Mazzari në merkaton e Janarit. Tekniku nga Livorno e kishte kërkuar Lamelan edhe gjatë periudhës që drejtonte Napolin por në atë kohë ishte Roma ajo që nënshkroi me futbollistin nga argjentinasit e River Plate. Gjithsesi vleresimi i Mazzarit për 21-vjeçarin u rrit akoma më shumë me paraqitjet që
Lamela pati gjatë sezonit të kaluar me Romën pasi shënoi 15 gola.
Mesfushori me tipare sulmuese ka gjithçka që i nevojitet Interit, shërben në shumë pozicione, është i shpejtë, është i fortë fizikisht dhe për më tepër ka efikasitet para portës.
Lamela është polivalent ne repartin e avancuar. Ai mund të luajë si
sulmues i dytë në skemën 3-5-1-1 që tekniku Mazzari ka përdorur gjatë pjesës më të madhe të këtij sezoni, por argjentinasi mund të veprojë edhe si trekuartist si në skemën 3-4-1-2 edhe në atë 3-4-2-1.
Lamela gjithashtu mund të luajë edhe si
sulmues krahu në skemën 3-4-3.
Për të arritur te 21-vjeçari
Interi duhet të kuptojë se çfarë qëllimesh ka
Tottenham për futbollistin. pasi
Lamela do të transferohej pa u menduar dy herë në Milano. Megjithatë një gjë është e sigurt, që klubi anglez nuk ka në plan ta shesë argjentinasin por mund ta japë atë në vetëm në formë huazimi. Nga ana tjetër
Interi përpara se të arrijë te
Lamela duhet të largojë në formë huazimi algjerianin Ishak Belfodil. /albeu.com/
Shtuar më 28/12/2013,
ora 14:29