Inter, Lavezzi varet nga Mazzarri
Pëlqej
Sipas asaj që shkruan "TuttoSport", ëndrra e madhe e Erick Thohir është Ezequiel Lavezzi. Argjentinasi qëndroi te Paris Saint Germain pavarësisht tentativave të Interit por për ish napolitanin mund të nisë një tjetër sulm gjatë merkatos së dimrit.

Presidenti zikaltër do të presë ecurinë e skuadrës deri në dhjetor dhe nëse Interi i tij do të jetë në luftë për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm atëherë Ausilio dhe Fassone do të rinisin bisedimet me lojtarin që nuk e ka rinovuar kontratën me kampionët e Francës.

"Pocho" mund të vijë në Milano me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, por paga prej 4.5 milionë eurosh që merr lojtari e bën disi të vështirë operacionin.

Në rast se nuk do të arrihet te Lavezzi atëherë Interi do të synojë të marrë Fabio Borinin e Liverpool. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori