Inter lë pas Lazion me ofertën e fundit për Kumbullën
Interi i ka paraqitur Veronës një tjetër ofertë për të marrë mbrojtësin Marash Kumbulla.
marash-kumbulla

Sipas mediave italiane, zikaltërit ofrojnë 30 milionë euro plus futbollistin Edi Salsedo dhe një lojtar të ekipit të të rinjve të Interit.

Me këtë propozim të fundit, Interi parakalon Lacion në ankand, pasi presidenti Klaudio Lotito kishte propozuar për Veronën 22 milionë euro plus futbollistin Andre Anderson.

Dy klubet e njohura italiane janë pretendentët kryesorë për të marrë Marash Kumbullën.
Shtuar më 22/07/2020, ora 18:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori