Inter, Mancini në Madrid për Cercin
Alessio Cerci i afrohet Interit. Sipas asaj që shkruan sot "Corriere dello Sport", Roberto Mancini ka kontaktuar me sulmuesin e Atletico Madrid për ti bërë të ditur skemën taktike që ka ndermend nëse italiani afrohet te zikaltrit.

Sot, Mancini dhe njerëzit e merkatos së Interit do të ndjekin ndeshjen e Copa del Rey mes Atletico Madrid dhe Hospitalet, ndeshje në të cilën për herë të parë në këtë sezon Cerci do të luajë si titullar.

Futbollisti nuk është i kënaqur në Madrid dhe e ka vlerësuar shumë dëshirën e Mancinit dhe nuk e ka shumë problem ti thotë "jo" Interit.

Tani duhet bindur Atletico Madrid, ndërsa Ausilio po mundohet ta marrë në formë huazimi me të drejtë blerjeje në verë. /albeu.com/
Shtuar më 03/12/2014, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori