Inter, Mazzarri: Projekt në stilin Barcelona
Pëlqej
I ftuar në Polo Universitario di Riccagioia, në Pavia, me rastin e tre-vjetorit të inagurimit të kursit Ekologjisë të Univeristetit të Milanos, tekniku i Interit, Walter Mazzarri, ka rrëfyer planet e tij për të ardhmen e klubit zikaltër.

"Nuk do të jetë e lehtë por këtë sezon duam të rikthehemi menjëherë në Champions League. Në Napoli tregova se mund të çojë përpara një projekt konkret. Programi ynë është i ngjashëm me atë të Barcelonës, që sheh përpara dhe ne ashtu si ata do të kthehemi të fitojmë. Ka nisur një cikël i ri me të rinj por askush nuk e ka vënë re", u shpreh Walter Mazzarri. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori