Inter mendon per goditjen e radhes, tani eshte Ranokia
Albeu.com
Qendërmbrojtësi i Barit do të kalojë tek zikaltrit në qershor. Interi ka realizuar goditjen e parë për sezonin 2010/11: Andrea Ranokia do të veshë fanellën zikaltër. Aktualisht lojtari është i dëmtuar.Mbrojtësi 22-vjeçar është një investim për të ardhmen dhe për rrjedhojë rekuperimi i tij nuk do të kërkohet të përshpejtohet. Madje, në ditët në vazhdim do të ndiqet edhe nga stafi mjeksor zikaltër për të arritur një shërim të plotë pa u nxituar. Ranokia ka bërë një gjysëmsezon shumë të mirë me Barin, por është në pronësi të Xhenoas dhe pikërisht me Preciozin drejtuesit zikaltër kanë arritur një marrëveshje në vija të gjëra. Lojtari vlerësohet 15 milionë euro, në marrëveshje do të përfshihet ndonjë lojtar i ri i Interit.
Shtuar më 21/02/2010, ora 18:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori