Inter merr një lajm super të mirë
Joao Cancelo mund të rikthehet për Interin që në javën e shtatë. Portugezi iu bashkua Nerazzurëve si huazim gjatë kësaj vere.

Megjithatë, ai ishte lënduar sa ishte me kombëtaren dhe u mendua se ai do të mungojë për një pjesë të madhe të sezonit.
Por, lojtari që impresionoi në vetëm gjashtë minuta lojë për Nerazzurët, pritet të kthehet.

Corriere dello Sport shkruan se ai do të jetë jashtë loje deri ndaj Beneventos dhe do të jetë gati ëpr Milanin më 15 tetor. Ai pritet të pranojë edhe një thirrje nga kombëtarja për t’u paraqitur.

Ky është lajmi më i mirë për Interin në këtë moment për shkak të numrit të vogël të alternativave në krah. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2017, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori