Inter-Milan, gjithçka që duhet të dini për derbin e Kupës së Italisë
Skuadra e Interit do të mirëpresë nesër Milanin në Guiseppe Meazza.

Inter dhe Milan do të ballafaqohen në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.

Ballafaqimi i nesërm zhvillohet me fillim nga ora 20:45.

Më poshtë keni statistikat që duhet t’i dini për këtë derbi:

Interi dhe AC Milan do të takohen për herë të 25-të në Coppa Italia:

Shtatë fitore për Nerazzurrët, shtatë barazime dhe dhjetë fitore për Rossonerët.

Interi kaloi në çerekfinale pas një fitore në kohën shtesë 2-1 kundër Fiorentina – ndërkohë, AC Milan, mundi Torinon 5-4 në penallti.

Romelu Lukaku mund të shënojë për ndeshjen e katërt radhazi kundër të njëjtës skuadër si një lojtar i Interit: Belgu ka gjetur më parë rrjetën në secilën nga tre ndeshjet e tij kundër Rossonerëve.

Suspendimet tek Milani: Donnaruma

Tek Interi s'ka asnjë suspendim.

Paolo Valeri do të gjykojë derbin. Ai do të ndihmohet nga Del Giovane dhe Colarossi, ndërsa Chiffi do të jetë Zyrtari i Katërt i lojës.

Në VAR do të jenë Banti dhe Paganessi.
Shtuar më 25/01/2021, ora 18:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori