Inter-Milan, më keq nuk bëhet
Humbja e ditës së dielë ndaj Juventusit (2-0) e shndërron Milanin në mbajtës një rekordi negativ, atë të kampionit me nisjen më të dobët në dy dekadat e fundit në Serisë A.

Për herë të fundit, një kampione e niste kampionatin me një mesatare prej vetëm një pike në ndeshje në sezonin 1990-91.

Megjithatë, situata nuk shihet më mirë edhe për ekipin tjetër të Milanos, Interit. Me vetëm katër pikë në renditje, pas një fitoreje, një barazimi dhe tre humbjesh, zikaltërit kanë regjistruar nisjen e tyre më të dobët në 28 vitet e fundit.

Edhe më shqetësues bëhet bilanci duke parë se mbrojtja e Interit ka pësuar plot dhjetë gola më shumë se Juventusi, i cili për momentin udhëheq së bashku me Udinesen kampionatin italian. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2011, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori