“Inter na vodhi Ronaldon”
ronaldoe
Ish-presidenti i skuadrës së Barcelonës, Joan Gaspart ka zbuluar një prapaskenë në lidhje me kalimin e fenomenit Ronaldo nga katalanasit te skuadra e Interit. Ai ka theksuar se e morën vesh lajmin që braziliani do të largohej kur po festonin rinovimin e tij.

Ronaldo donte të qëndronte te Barcelona, ai ishte i lumtur dhe donte të rinovonte.
Madje kishim printuar kontratën duke e vendosur përpara lojtarit dhe dy agjentëve të tij.

Ishte ora tre e pasdites dhe ne vendosëm të shkonim për të ngrënë diçka që të festonim rinovimin e Ronaldo-s, dhe më pas të riktheheshim në zyrë për të firmosur marrëveshjen që kishim arritur.

Largimi për drekë ishte një gabim pasi po të mos ishim larguar ai do ta kishte firmosur kontratën e re në praninë tonë dhe do të kishte qëndruar te Barcelona.

Agjentët e tij kërkonin më shumë para dhe po mundoheshin të prishnin bisedimet. Ne arritëm të rregullonim pesë pika të kontratës, por ata gjithmonë shtonin pakënaqësi të tjera.

Më pas agjentët më thanë se u kishte ardhur një ofertë më e mirë dhe se do t’i bashkoheshin Inter-it”, tha ish-presidenti i skuadrës së Barcelonës. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2018, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori