Inter-Napoli, super ndeshja e javës: Formacionet zyrtare
Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar në Serie A, Nerazzurrët janë në vend të tretë me 66 pikë, mirëpo vendet që dërgojnë në garën më të madhe evropiane për klube mbesin akoma të hapura matematikisht.

Napoli e ka blinduar vendin e dytë në tabelën e kampionatit italian, megjithatë nuk pritet që t’ia bëjë të lehtë kualifikimin në elitën evropiane skuadrës rivale.

Trajnerët Carlo Ancelotti dhe Luciano Spalletti i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë përballje që është e parafundit në kalendarin e Serie A.

Formacionet zyrtare:

Napoli XI: Karnezis; Malcuit, Albiol, Koulibaly, Ghoulam; Callejon, Allan, Fabian Ruiz, Zielinski; Mertens, Milik.

Inter XI: Handanovic; D’Ambrosio, Miranda, Skriniar, Asamoah; Gagliardini, Brozovic; Politano, Nainggolan, Perisic; Lautaro Martinez. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2019, ora 19:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori