Inter ndalet nga Anorthosis
Pëlqej
Albeu.com
Skuadra e portierit shqiptar Arjan Beqaj, Anorthosis Famagusta, ka barazuar në shtëpi në mënyrë sensacionale kundër kampionëve të Italisë, Inter, me rezultat 3-3.
Edhe pse zikaltrit e Mourinhos u gjetën dy herë në epërsi, qipriotët arritën që të përmbysnin gjithçka, madje patën epërsinë prej një goli deri në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes.

Serinë e golave e filloi i riu Balotelli (13’) pas një gjuajtje të Ibrahimovic të cilën e dëboi Beqaj, mirëpo para tij u gjet sulmuesi zikaltër, i cili e mposhti portierin e Kombëtares Kuqezi duke krijuar epërsinë për mysafirët.

Mirëpo, pas një gabimi të mbrojtjes nerazzure, skuadra vendasi barazoi shifrat në 1-1 me anë të Bardon (31’).

Ishin sërish mysafirët ata që krijuan epërsinë pas një goditjeje të Marco Materazzit që për faj të portierit shqiptar topi përfundoi në rrjet (44’).

Mirëpo, sërish me fat, vendasit arritën t’i barazonin shifrat pa përfunduar pjesa e parë, pasi topi i goditur nga Cambiaso goditi Panagin dhe përfundoi në portë.

Pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Anorthosis krijoi epërsinë me anë të Frousos, e cila epërsi zgjati deri në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes kur Cruz barazoi në 3-3.

Në takimin tjetër në Grupin B, Panathinaikosi si mysafir e ka mposhtur Werder Brememin me rezultat 3-0 me golat e Mantzios (58’), Karagunis(70’) dhe Tziolis (83’).

Me këto rezultate, Interi ruan vendin e parë me tetë pak, pason Anorthosis me pesë pikë, Panathinaikosi me fitoren e sotme i ka katër pikë, ndërsa në fund plasohet Werder me tre pikë.
Shtuar më 05/11/2008, ora 16:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori