Inter në janar do të fokusohet për merkato tek Arsenal, por jo vetëm për Ozilin
Calciomercato.it shkruan se Arsenal janë të interesuar ta shesin Walcott në dimër. Kontrata e tij nuk skadon deri në vitin 2019, por ai ka luajtur vetëm 46 minuta këtë sezon në Ligën Premier.

Klubi anglez ka shumë lojtarë në pozitat e sulmit dhe dëshiron ta zvogëlojë numrin. Calciomercato shkruan se Walcott është nën radarin e Interit dhe ai ka qenë edhe më herët synim nga Nerazzurrëve, por ardhja e Antonio Candrevas ia mbylli derën.

Përparësi për Interin do të ishte se anglezi luan në të gjitha rolet e sulmit. Mauro Icardi nuk ka pushuar aspak dhe do të ishte ndihmë e madhe për të ardhja e Walcott. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2017, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori