Inter në Londër për Torres dhe Lamela
Interi nuk e ul presionin për të transferuar në "San Siro" bomberin spanjoll, Fernando Torres. Thohir dhe Ausilio ndodhen në Londër për të detyruar Chelsean të ndezë dritën jeshile në formë huazimi me të drejtë blerjeje nga skuadra zikaltër. Spanjolli është sulmuesi i identifikuar nga shoqëria italiane, e cila ka nisur punën për ndërtimin e skuadrës së re. Gjithsesi, në rast se “EL Nino” nuk do të nënshkruajë, alternative e tij është Negredo i Manchester City-t.

E ardhmja e operacionit të Interit në merkato varet edhe nga transferimi i Diego Costas te Chelsea.

Paralelisht me çështjen Torres, Interi ka nisur punën edhe për rinovimin me mbrojtësin Andrea Ranocchia. Kontrata e italianit skadon në vitin 2015 dhe rreziku për ta humbur me parametra zero është real.

Në këtë mënyrë, drejtuesit e shoqërisë kanë kërkuar një takim me agjentin e mbrojtësit që mund të përfshihet edhe në një shkëmbim me Tottenhamin për ta sjellë në Milano sulmuesin Eric Lamela. Argjentinasi është një nga emrat më të dashur nga trajneri Mazzarri, por çështja e tij mbetet e komplikuar pasi skuadra londineze nuk lëviz nga qëndrimi për ta mbajtur edhe një sezon në “White Heart Lane”. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2014, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori