Inter në luftë me Osvaldon, kërkon 28 milionë euro
"Luftë" e vërtetë mes Interit dhe Pablo Daniel Osvaldos, sulmuesi italo-argjentinas që është përjashtuar nga skuadra pas zënkave me Mauro Icardin dhe Roberto Mancinin. Sipas asaj që shkruan "La Gazzetta dello Sport", klubi zikaltër kërkon një shumë marramendëse nga lojtari për ta lënë të lirë: plot 28 milionë euro.

25 milionë për gjithçka ka ndodhur dhe 3 milionë që lidhen me të drejtat e imazhit që zotëroheshin nga Interi.

Nga ana e Osvaldos kërkohen 3 milionë euro dëmshpërblim.

Me shumë mundësi të dyja palët do të përfundojnë në sallat e gjyqit. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2015, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori