Inter në ndjekje të talentit koreano-jugor (VIDEO)
Në kërkim të talenteve të reja. Kjo është politika që kërkon të ndjekë Inter në merkatot e ardhshme. Koha e shpenzimeve faranoike ka marrë fund dhe tani zikaltrit duan të ndërtojnë një ekip me kampionë të së ardhmes. Në krye të listës për klubin e Massimo Moratti është sulmuesin koreano-jugor Heung-Min Son, autor i një sezoni të shkëlqyer me fanellën e Hamburg në Bundesligë.

Emisarë të Inter kanë qënë në Gjermani për ta ndjekur nga afër por më parë zikaltrit duhet të mposhtin konkurrencën e fortë të dy gjigandëve anglezë: Manchester United dhe Chelsea. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2013, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori