Inter në Spanjë për talentin e Valencias (VIDEO)
Inter e ka seriozisht për Juan Bernat, futbollistin mëngjarash të Valencias. Sipas "SuperDeporte", në ndeshjen e fundit të La Ligas, Elche-Valencia, e luajtur në "Martinez Valero", emisarë të klubit zikaltër kanë ndjekur nga afër futbollistin e Spanjës Under 21. Megjithëse Bernat u fut në lojë në minutën e 71 dhe Valencia u mund 2-1, ai zhvilloi një lojë të kënaqshme.

Kjo nuk është hera e parë që futbollisti 20-vjeçar përfundon në orbitën e Inter, pasi ai është ndjekur edhe gjatë ndeshjeve të Kombëtares spanjolle Under 21. /albeu.com/
Shtuar më 26/11/2013, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori