Inter në sulm, 2 emra për janarin (FOTO LAJM)

Victor Ibarbo - Cagliari
"Interit i pëlqen Victor Ibarbo, por në merkato klubi nuk investoi atë që pritej për lojtarin. Ne kemi një raport të mirë me të dhe ai nuk do të largohet në rast se klubet e interesuara nuk do investojnë shumën pretendojmë për të siguruar shërbimet e tij". Me këto fjalë presidenti i Cagliarit, Massimo Cellino, ka zbuluar në një intervistë për të përditshmen italiane "Tuttosport" interesimin e zikaltërve për lojtarin.

Nuk është më mister se kolumbiani është objektivi kryesor për të përforcuar sulmin në dispozicion të teknikut Valter Maxarri në sezonin e ardhshëm, por për momentin tratativat mes dy klubeve janë ndalur, për shkak të pretendimeve ekonomike të ishullorëve, të cilët kërkojnë 12 milionë euro për të hyrë në bisedime për Ibarbon.

Por, burime afër klubit zikaltër bëjnë me dije se me hapjen e merkatos së janarit, dy klubet do të ulen sërish në një tryezë për të diskutuar kalimin e tij në Milano. Kur të ndodhë kjo Cellino nuk do të bisedojë më me Massimo Morattin, por me presidentin e ardhshëm të Interit, Erick Thohir, dhe nuk përjashtohet mundësia që kolumbiani ta veshë fanellën e Interit që në muajin janar.

Sakaq, gjithmonë për sa u përket objektivave për të përforcuar ekipin, sipas mediave italiane, në "orbitën" e Interit është edhe një lojtar tjetër që po monitorohet me interes nga drejtuesit e klubit. Pasi rezultoi një operacion i suksesshëm transferimi me kosto zero i mbrojtësit Hugo Campagnaro nga Napolit tek Interi, këta të fundit janë të gatshëm të provojnë një tjetër goditje.

Emri i fundit, që po qarkullon me insistim në ambientin zikaltër, është i ai i mbrojtësit 25-vjeçar që militon tek ekipi i Torinos, Danilo D’Ambrosio, i cili këtë sezon po tregon një rendimet të lartë.

Lojtarit i përfundon kontrata në fund të këtij viti, ndaj zikaltrit po punojnë për të "djegur" në merkato konkurrencën e Romës, duke i ofruar mbrojtësit një kontratë 3 vjeçare, me një pagë vjetore prej 1 milion eurosh në sezon. /albeu.com/


Shtuar më 01/10/2013, ora 16:20
Ndeshja e fundit
18/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e FC Internazionale Milano në Albeu
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori