Inter vazhdon gjuetinë për gjetjen e një
futbollisti për krahun e majtë. Sipas "Corriere
dello Sport", ka nisur tashmë misioni Rodriguez teksa një "007" i Interit e ka ndjekur nga afër gjatë miqësores së fundit me Zvicrën.
Futbollisti i Wolfsburg pëlqehet shumë nga Walter Mazzarri, por sipas "La Gazzetta
dello Sport", nga Bundesliga pëlqehet edhe një tjetër futbollist.
Zikaltrit mendojnë edhe për Marcel Schmelzer. Për gjermanin Interi është i gatshëm të ofrojë argjentinasin Ricky Alvarez te Borussia Dortmund.
Priten zhvillime të reja në javët në vazhdim. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2014,
ora 11:21