Inter nënkampion, përkeqësohen raportet nes Contes dhe klubit
Sipas raporteve të reja nga Sky Sport Italia, tensionet janë shumë të larta mes Antonio Conte dhe Inter dhe duket se largimi i tij është një mundësi e vërtetë tani.

Sipas transmetuesit italian, transmeton lajmi.net, të dy palët janë "më larg se kurrë" dhe Conte nuk dëshiron një vit tjetër në Inter si ky.

Menaxhmenti i Interit nuk pajtohen me fjalët e tij dhe ata mendojnë se kanë treguar ambicie për të fituar.

Në qoftë se nuk ndodh diçka e jashtëzakonshme në takimin mes Zhang & Conte, duket se ky i fundit do të largohet.

Allegri është në pole-postition për të qenë zëvendësuesi i tij.
Shtuar më 02/08/2020, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori