Inter nesër kompleton transferimin e tretë
Pëlqej
Agjenti i Dalbert, nesër do të bisedojë me drejtuesit e Nice, për të arritur një marrëveshje për kalimin e klientit të tij në Inter.

Dalbert është dëshira kryesore e Interit për krahun e majtë, pas paraqitjeve fantastike që kishte me Nice sezonin e kaluar, shkruan Tuttomercatoweb.

Skuadra franceze për Dalbert kërkon 25 milionë euro, ndërsa Inter deri me tani ka ofruar vetëm 20 milionë.

Dalbert do të bëhej transferimi i tretë i Interit këtë verë, pas mbrojtësit Milan Skrinari dhe mesfushorit Borja Valero. /albeu.com/

Shtuar më 17/07/2017, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori