Inter nga Baxho te Guardiola
Me problemet që po shfaq Ranieristolin zikaltër rikthehen zërat për mbërritjen momentale të Roberto Baxhos në stolin e Interit dhe për të marrë Pep Guardiolën vitin tjetër.

Siç raporton "Sportmediaset", Baxho ka thënë: " Nuk kam patur asnjë takim me Moratin muajt e fundit dhe asgjë nuk është e vërtetë", mohoi "bishtaleci".

Të njëjtën gjë ka thënë dhemenaxheri i tij, Vitorio Petrone: " Janë lajme jo të vërteta që rrezikojnë të hutojnë klubin zikaltër dhe punën e mister Ranieri. Baxho po punon shumë mirë si President i sektorit teknik në Federatën Italiane të Futbollit (FIGC) dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga detyra", shtoi Petrone për median italiane. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori