Pëson aksident në Tiranë Albin Kurti (FOTO LAJM)
Inter nuk dorëzohet për ylllin e Fiorentinës, zbulohet oferta
Interi më shumë mundësi për sezonin e ardhshëm do të tentojë të transferojë yllin e Fiorentinës Federico Chiesës.

Drejtuesit e Fiorentinës kërkojnë rreth 80 milionë euro për talentin 22-vjeçar, ndërsa në garë për shërbimet e tij, përveç Interit, janë edhe Juventusi, Milani, Liverpooli dhe Paris Saint Germain.

Kështu mediat në Itali flasin për një ofertë prej 45 milionë eurosh, plus kartonët e Yann Karamoh dhe 3 futbollistëve të tjerë nga skuadra e të rinjve zikaltër.

Gjithashtu raportohet se brenda muajit maj pritet që Marotta të mbajë edhe një takim me drejtuesit e klubit të Fiorentinës, ku do të diskutohet më nga afër për mundësinë e mbylljes me sukses të kësaj marrëveshjeje. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2019, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori