Inter nuk heq dorë nga Milik, ofron edhe një mesfushor
Interi dhe Napoli vijojnë punën për një tjetër operacion merkatoje, teksa këtë herë pritet të përfshihen dy futbollistë. Kështu zikaltrit kanë nisur përpjekjet për të marrë në Milano sulmuesin polak Arkadiuz Milik, i cili ka refuzuar rinovimin dhe është lënë jashtë skuadre nga Napoli.

Kontrata e Milik skadon në fund të sezonit, por vetë sulmuesi dhe De Laurentiis kanë interes të përbashkët të zgjidhin gjithçka në janar, ndaj presidenti i Napolit ka vendosur një çmim prej 18 milionë eurosh për kartonin e polakut.

Inter është momentalisht një nga skuadrat e pakta që ka shfaqur interes për kartonin e Milik, por zikaltrit nuk kanë ndërmend të paguajnë 18 milionë euro, ndaj kanë ofruar në këmbim njërin mes dy mesfushorëve Nainggolan e Vecino.

Që të dy këta janë emra që preferohen nga Gattuso, që veçanërisht Vecinon e kërkoi edhe gjatë merkatos së kësaj vjeshte, ndërsa gjasat janë që të arrihet marrëveshja për një shkëmbim në muajin janar.
Shtuar më 30/11/2020, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori