Inter nuk ndalet, zyrtarizon dy futbollistë në një ditë
Ardhja e Antonio Contes në krye të skuadrës e ka bërë shumë aktive Interin, e cila ka nisur të lëvizë furishëm në merkato. Përpos blerjeve dhe shitjeve, zikaltërit janë të fokusuar të mbajnë edhe futbollistët aktual, duke i ofruar rinovimin e kontratës.

Të fundit që kanë hedhur të zezën mbi të bardhë është portieri i dytë, Daniele Padelli dhe ai i treti, Tommaso Berni. Ish-portieri i Torinos ishte në skadencë kontratë, por Inter lëvizi shpejt dhe arriti akordin për zgjatjen e saj.

Në një njoftim të klubit italian në rrjetet sociale, thuhet se 34 dhe 36 vjeçari kanë rinovuar edhe për një sezon me zikaltërit. Tashmë rrugët e Padellit e Berni me Interin mund të ndahen praktikisht një vit më vonë, pasi kontrata e tyre skadon më 30 qershor 2020.
Shtuar më 28/06/2019, ora 20:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori