Inter: Objektivi Champions për të zbutur bilancet
Pëlqej
Plani i Erick Thohir ecën përpara, drejt objektivit: të ringrihen bilancet e Interit. Dhe për ta bërë diçka të tillë duhet patjetër rikthimi në Champions League sezonin e ardhshëm. Siç raporton "Corriere dello Sport", kualifikimi për në kompeticionin më të madh për klube në Europë do të sillte në arkat e klubit zikaltër 40-50 milionë euro të menjëhershme, për të shtuar të drejtat televizive, abonimet apo sponsorat.

Një jackpot i vërtetë që do të zbuste humbjet e sezonit të shkuar: rreth 80 milionë euro. Ndaj dhe duhet treguar kujdes edhe në Europa League pasi kush e fiton këtë trofe kualifikohet automatikisht për në Champions League pavarësisht rënditjes në kampionatin respektiv. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori