Inter ofertë zyrtare për Shaqirin, pritet përgjigja e Bayernit
Sipas asaj që raporton "Sky" ka mbërritur oferta zyrtare e Interit për Xherdan Shaqirit: huazim për 2 milionë euro dhe 12 milionë të tjerë në fund të sezonit për të marrë kartonin e plotë të lojtarit, plus edhe 1 milion në rast kualifikimi në Champions League. Faksi ka mbërritur në zyrat e Bayern Munchen, që fillimisht kërkonte 20 milionë euro, ndërsa tani është ulur në 17.

Drejtuesit e Interit po presin përgjigjen e gjermanëve, ndërsa Fassone dhe Ausilio janë të gatshëm të udhëtojnë drejt Mynihut nga momenti në moment për të mbyllur marrëveshjen.

Në pritje është edhe Liverpool që kërkon blerjen e plotë të Shaqirit. /albeu.com/


Shtuar më 07/01/2015, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori