Inter, Osvaldo: Këmbët nuk i kam siç i dua
Pëlqej
Miqësorja e Inter ndaj grekëve të PAOK-ut ishte ndeshja ku Pablo Daniel Osvaldo bëri debutimin me fanellën zikaltër. Sumuesi italo-argjentinas tregoi që në ndeshjen e parë se do të bëjë të pamundurën për të fituar besimin e Walter Mazzarrit por sërish nuk është i kënaqur me veten.

"Kisha shumë dëshirë sepse ndeshja më shërbente në nivelin personal, pasi shokët e mi janë shumë përpara përsa i përket gjëndjes fizike. Nuk jam ende brilant por jam në rrugë të mbarë. U mundova të ndihmoja në fazën mbrojtëse, u mundova të bëja diçka edhe në sulm por këmbët nuk janë ende ashtu siç i dua", tha Osvaldo për "Sport Mediaset". /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori