Inter-Palermo, shumë gola për vetëm një pikë (VIDEO)
Barazim me rezultat 4-4 ka qenë epilogu i ndeshjes mes Interit dhe Palermos, të zhvilluar në Giuzeppe Meazza. Të parët shënuar mysafirët me anë të Andrea Mantovanit në minutën e 17-të, ndërsa Diego Milito barazoi rezultatin pas pesë minutash (22’).

Në minutën e 52-të, Fabrizio Miccoli riktheu avantazhin për Palermon por ishte sërish Milito ai i cili barazoi, aty ishte Milito për të barazuar sërish (55’), por kësaj radhe nga penaltia.

Në minutën e 61-të, Milito për herë të parë në këtë ndeshje kaloi në epërsi skuadrën e tij, por Fabrizio Miccoli barazoi rezultatin pas vetëm 5 minutash.

Milito e kishte vendosur për të shënuar për të katërtën herë sonte, megjithatë edhe kjo gjeti përgjigje. Fabrizio Miccoli, shënoi golin e tretë personal dhe të katërtin për skuadrën e tij, duke vulosur edhe rezultatin e ndeshjes. /albeu.com/


Shikoni golat:

Shtuar më 01/02/2012, ora 22:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori