Inter, Pereira: Po jetoj një ëndërr
Në festën e fondacionit Pupi, e organizuar nga kapiteni i Inter Javier Zanetti ka marrë pjesë edhe blerja më e re e zikaltërve, uruguajani Alvaro Pereira. Ish futbollisti i Portos ka folur për mikrofonat e "Sky" ku ka shprehur gëzimin e tij për ndeshjen ndaj Chievos, takim në të cilin edhe shënoi golin e parë me fanellën e re.

"Jam shumë i lumtur për ndeshjen me Chievon. Recoba më kishte folur fjalë shumë të mira për Inter por unë këtu e kam gjetur akoma më mirë. Po jetoj një ëndërr dhe shpresoj ta shfrytëzoj deri në fund", u shpre Alvaro Pereira.

Uruguajani u transferua këtë verë nga kampionët e Portugalisë Porto për te Inter për shumën e 11 milionë eurove. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2012, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori