Inter përgatit mini-revolucionin, ja 4 yjet që largohen
Inter përgatit mini-revolucionin, ja 4 yjet që largohen
Pas një tjetër sezoni të dështuar, ku Interi nuk mundi të siguronte as një vend në Europa League, zikaltrit po mendojnë për ndryshime të shumta në skuadër.

Lojtarët që pritet të shiten janë katër: Jovetic duket se ka bindur Sevilla-n që ta shfrytëzojë kushtin e blerjes prej 13.5 milionë euro. Nga ana tjetër, Andrea Ranochia po mahnit me paraqitjet e tij në Angli dhe që tani po kërkohet nga shumë ekipe angleze.

Dy largimet e tjera pritet të jenë Brozovic dhe Banega, të cilët kanë zhgënjyer këtë sezon, edhe pse kanë pasur hapësira me De Boer apo Piolin. /albeu.com/

Shtuar më 06/05/2017, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori