Inter, Podolski akuzon Wenger-in
Lukas Podolski bëri një gjuatje te saktë në drejtim të menaxherit të Arsenalit, Arsen Wenger, duke e akuzuar hapur për mungesë respekti në drejtim te tij. Sulmuesi gjerman u transferua tek Interi në opsionin e huazimit në fillim të kësaj jave pas përpjekjve të dështuara për t'u bërë një komponent i rëndësishëm i Topcinjve.

Podolski zbulon se Wenger nuk i rezervoi atij as dhe një urim lamtumire:

"Nuk pata as edhe një komunikim me të, as një telefonatë për të më thënë mirupafshim. Nuk kam nevojë për lule apo për puthje por për një urim për rrugë të mbarë që më duket një gjest minimal qytetarie dhe respekti. Është dicka njerëzore, por kjo më mungoi. Dicka e tillë tregon mungesë respekti dhe për mua respeketi është shumë i rëndësishëm në marrëdheniet njerëzore. Kam bërë gjithçka kam mundur për klubin dhe nuk besoj të kem gabuar diku".

Gjithsesi, kjo nuk e ndaloi Podolskin të falenderonte fansat e Arsenalit pas prezantimit në klubin e tij të ri të Sere A.

"Kam kaluar një kohë të mrekullueshme tek Arsenal, ndaj gjej rastin që të falenderoj fansat dhe klubin. Nuk pata mundësi të luaja dhe aktivizohesha shumë ndaj ndihem mirë që këtë mundësi po ma jep Interi. Kam patur një komunikim shumë të mirë më Roberto Mancinin dhe ai e thjeshtësoi ardhjen time në Itali", vijoi gjermani.

Nga ana tjetër Wenger i mohoi kategorikisht këto akuza duke u shprehur figurativisht se i ka dhënë bekimin Podolskit për aventuren e tij te re. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori