Inter pranë akordit me Modriç
Merkato e janarit pritet të jetë e nxehtë për skuadrën e Interit. Zikaltërit kërkuan edhe në merkton e verës mesfushorin e Real Madrid, Luka Modriç, por pengesa e vetme ishte Florentino Perez.

Ish-drejtori i përgjithshëm I Juventusit, Marotta është shumë pranë nënshkrimit e Interit dhe më pas do të nisë menjëherë punën për të sjellë në skuadër Luka Modriç. Kujtojmë që kroati dëshiron të luajë në Serie A me zikaltërit. Sipas mediave italiane, kjo është një çështje e zgjidhur mes lojtarit dhe klubit. /albeu.com/

Shtuar më 28/10/2018, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori