Inter, pranë blerjes së vitit
inter0
Ish-drejtori i përgjithshëm i skuadrës së Juventusit, Giuseppe Marotta ka konfirmuar se mund të kalojë shumë shpejt te skuadra e Interit. Marotta u largua nga Juventus pas plot 8 vitesh të suksesshme, por fundi rezultoi të ishte i hidhur mes tij dhe presidentin të kampionëve në fuqi të Italisë, Juventus.

Shumë e konsiderojnë si hakmarrje kalimin e tij te skuadra rivale e Interit pasi Marotta ka pasur kontakte me krerët më të lartë të skuadrës zikaltër. I pyetur së fundmi për një kalim të mundshëm te Inter ai nuk e mohoi mundësinë për të nënshkruar me skuadrën nga Milano. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2018, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori