Inter pranë Paulinho (VIDEO)
Sipas asaj që raporton "O Globo", Inter ka prezantuar ofertën zyrtare për mesfushorin brazilian të Corinthians, Paulinho. Prezenca e Drejtorit Sportiv Piero Ausilio në Brazil duket se ka dhënë efekte pozitive, pasi klubi dhe agjenti i lojtarit duket se e ka pranuar ofertën prej 8 milionë eurosh të zikaltërve.

Nëse transferimi i Paulinho kryhet me sukses atëherë Interi ze një prej dy vendeve bosh për futbollistët ekstrakomunitarë. /albeu.com/
Shtuar më 10/07/2012, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori