Inter: Qershori mund të jetë vërtet special
Pëlqej
Benitez po, Benitez jo. Vazhdon sondazhi mes tifozave. Kërkohet të gjendet zëvendësuesi i tij në rast se Benitez nuk ia del mbanë të qëndrojë tek klubi kampion i europës. Kërkohet kush do ta marrë trashëgiminë në kohë të shkurtër ose në fund të sezonit. Hipotezat janë të shumta por e reja është se në fund të sezonit mund të kemi një rikthim të bujshëm të Jose Mourinhos në pankinën e Interit. Ai është shprehur i hapur për të marrë edhe njëherë timonin e skuadrës dhe tifozat e Interit shpresojnë që njeriu që shkruajti faqen më të lavdishme të historisë së Interit të rikthehet.(albeu.com)
Shtuar më 22/11/2010, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori