Inter, rikthehet në modë shkëmbimi Hernanes-Keita
Nga një futbollistn titullar në rezervë. Kjo është paabola e Hernanes, i blerë verën e shkuar nga Lazio. Braziliani u kërkua me forcë nga Walter Mazzarri, por me mbërritjen e Roberto Mancinit në stolin e Interit, ish laciali ka luajtur shumë pak minuta.

Po të shtojmë këtu afrimin e Podolskit dhe Shaqirit si dhe afrimin e mundshëm të Mario Suarez hapësirat për Hernanes bëhen edhe më të vogla.

Sipas asaj që shkruan "TuttoSport", braziliani mund të rikthehet sërish te Lazio për të sjellë në Milano talentin Keita. Por sipas gazetës torineze, kjo lëvizje mund të bëhet vetëm gjatë merkatos së verës dhe jo tani në janar. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori