Inter-Roma, formacionet e mundshme
Ndeshje me aromë titulli ajo e mbrëmjes së sotme në "San Siro", ku në orën 20.45 do të zbresin në fushë Inter dhe Roma. Walter Mazzarri humbet lojtarë të rëndësishëm: jashtë Capmagnaro dhe Jonathan, ndërsa në vend të tyre do të luajnë Rolando dhe Alvaro Pereira. Konfirmohet moduli me Palacion sulmues të vetëm, ndërsa Alvarez do ti qëndrojë pas.

Nga ana tjetër, Garcia ka lënë në shtëpi të dëmtuarin Maicon, që do të zëvëndësohet nga Torosidis, ndërsa Adem Ljajiç do të nis ndeshjen sërish nga stoli. Tredhëmbëshi i sulmit pritet të përbëhet nga Totti, Florenzi dhe Gervinho. /albeu.com/


Formacionet e mundshme:

INTER (3-5-2): Handanoviç; Rolando, Ranocchia, Juan Jesus; Nagatomo, Taider, Cambiasso, Guarin, Pereira; Alvarez; Palacio. Tr. Walter Mazarri

ROMA (4-3-3): De Sanctis; Torosidis, Castan, Benatia, Balzaretti; Pjaniç, De Rossi, Strootman; Florenzi, Totti, Gervinho. Tr. Rudi Garcia
Shtuar më 05/10/2013, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori