Inter-Roma, sfida për të kapur trenin e fundit për Champions (FOTO)

Seria A sonte në mbrëmje rezervon një super sfidën Inter-Roma. Zikaltrit kërkojnë fitoren e tretë radhazi, duke iu kundërpërgjigjur fitores së Atalantës gjatë së shtunës dhe për të vazhduar shpresën për një vend në Champions.

Verdhekuqtë, të cilët kanë grumbulluar 8 pikë më shumë sesa skuadra e drejtuar nga Pioli, kanë nga ana tjetër një rast të artë për t’u shkëputur me 5 pikë nga “të kaltrit” e Sarrit dhe për të hipotekuar vendin e dytë.

Sot luhet n jë sfidë shumë e rëndësishme për të arritur në zonën Champions, teksa të dy trajnerët nuk kanë probleme në formacionet që do të hedhin në fushë. Pioli rigjen Icardin, që kthehet pas pezullimit./albeu.com/

Shtuar më 26/02/2017, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori